Pacolli do të udhëtojë për në SHBA

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 15:16 | Nga

Ndryshe nga Kryeministri i Vendit, Minstri i Jashtëm i Kosovës nuk po ka probleme të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli është duke zhvilluar një ‘tur’, të udhëtimeve në mesin e të cilëve pritet të vizitojë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në anën tjetër, Kryeminstri i Kosovës nuk ka arritur të sigurojë vizë për vizitë në SHBA dhe sipas tij ende është në pritje të përgjigjes nga Ambasada Amerikane.

Haradinaj tha po ashtu se janë një varg ngjarjes që synon ti përcjellë në Amerikë.

Ndërkaq Pacolli, i cili për momentin gjendet në Londër, ka bërë të ditur se do të vizitojë shtetin e Iowa-s në pritjen e organizuar nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjenerali Thimothy Orr.

Pacolli në postimin e tij në Facebook po ashtu u shpreh falenderues ndaj ndihës së Gardës Kombëtare për Forcën e Sigurisë së Kosovoës (FSK).

“Do t’i falënderoj, në veçanti për mbështetjen e fuqishme, që Garda Kombëtare e këtij shteti i ka dhënë dhe po i jep Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për mbështetjen dhe bashkëpunimin, që tashmë është shtrirë në shumë fusha, duke përfshirë edhe binjakëzimin e shumë Komunave të Kosovës dhe Ioëa-s. Për mundësitë dhe potencialet në bujqësi e arsim dhe shumë fusha të tjera”, shkroi Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme