Pacolli: E urrej AKP-në

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 13:06 | Nga

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli gjatë një takimi që pati sot me të rinjtë gjilanas ka folur për krijimin e një tregu të përbashkët me të gjitha trojet shqiptare, njofton Klan Kosova. Sipas tij, ky treg do ishte i i leverdisshëm për secilin investitor.

“Bashkimi kombëtar duhet të fillojë nga ekonomia, duhet të lirohemi nga taksat e doganimet , t`i kemi ligjet fiskale të njëjta me Shqipërinë”.

Pacolli njëherit e ka akuzuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit për siç tha ai “shkatërrimin e Kosovës”.

“Unë personalisht vetëm kam blerë nga dora e tretë, dhe asnjë se kam blerë nga AKP. E urrej këtë Agjenci, Këtë AKP do ta mbyllim dhe do t`i ruajmë ato pasuri që kanë mbetur”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme