Pacolli: Edhe kundërshtarët e Rugovës po e ndiejnë nevojën për të

Prishtinë | 02 Dhj 2018 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka përkujtuar ish presidentin Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e tij, njofton Klan Kosova.

Pacolli përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, ka thënë që ende përmendet emri i Rugovës dhe ndjehet mungesa e tij.

“Sa më shumë i largohemi ditëvdekjes së Ibrahim Rugovës, aq më shumë ne që e adhuronim, por dhe kundërshtarët e tij e ndjejmë nevojën për të, me idetë, frymën dhe vizionin rugovian”.

“Gjithmonë e më shumë themi për problemet e mëdha: për këtë çështje, Rugova mendonte kështu! Kjo është përjetësia! Lavdi figurës së Arkitektit të Pavarësisë dhe Shtetësisë sonë”, ka shkruar Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme