PDK-ja nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Nismën

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 17:33 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari i PDK-së Uran Ismaili nuk përjashtoi mundësinë për një bashkëpunim të mundshëm me Nismën, ndërsa sa i përket Vetëvendosjes, ai tha se përgjigjen do t’ua japin qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për medie, Ismaili tha se nuk e kanë diskutuar për koalicionin me Nismën, por që nuk e përjashtojnë mundësinë e një bashkëpunimit.

Lidhur me një bashkëpunim me VV pas zgjedhjeve tha se përgjigjen më të mirë do t’ua japin qytetarët e cila është dëshmuar se nuk është parti e parimeve.

“Partia Demokratike do të dalë fituese e zgjedhjeve dhe se në përgjigjen do tu japim përmes votës së qytetarëve jo konferencave për shtyp”, tha Ismaili.

Të ngjashme