PDK-ja rikthen “qeverinë nën hije”, analistët e vlerësojnë si të qëlluar

Prishtinë | 20 Mar 2022 | 09:00 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk e ka ndërmend të qëndrojë në opozitë dhe thjesht të artikulojë kritikën për pushtetin nga aty. Kjo parti ka nisur procedurat që ta themelojë “Qeverinë nën hije”, e cila po vlerësohet shumë nga analistët politikë, raporton Ekonomia Online

Një model i tillë që e ka prejardhjen nga Britania e Madhe, nuk është fort e re për PDK-në, pasi kjo nismë ishte iniciuar në vitin 2007 nga ish-kryetari i atëhershëm i partisë, Hashim Thaçi.

Njohësit e çështjeve politike në vend, Përparim Gruda e Shemsi Jashari, thonë për Ekonomia Online, se kjo nismë është përpjekje për t’i shtyrë akoma më shumë ofertës opozitare dhe mënyrës së të bërit opozitë.

Profesori i së drejtës Kushtetuese, Përparim Gruda, thotë se kjo mënyrë e të bërit opozitë është e qëlluar, pasi sipas tij përpjekja për ta kundërshtuar Qeverinë nëpërmjet diskursit të zakonshëm politik, nuk është shumë e efektshme.

“Po mendoj që përpjekja e PDK-së për ta themeluar një “Qeveri nën hije” një model që është aplikuar edhe më herët e që aplikohet në disa vende e që origjinën e ka nga Britania e Madhe, është një përpjekje për t’i shtyrë akoma më shumë ofertës opozitare dhe mënyrës së të bërit opozitë”.

“Unë mendoj që PDK-ja e ka kuptuar qartë që përpjekja për të bërë opozitë me qeverinë aktuale nëpërmjet diskursit të zakonshëm politik, qoftë ai parlamentar e jashtë parlamentar, nuk është shumë e efektshme përballë një Qeverie që ka investuar vazhdimisht në diskurs dhe në forcën e diskursit politik për t’i mbrojtur qëndrimet e veta, kështu që PDK-ja është kthyer tek kritika më e profesionalizuar sepse “Qeveri nën hije” do të nënkuptonte një kritikë që merr për bazë çështjet sektor pas sektorit dhe i adreson me kuadro profesionale dhe kritika bëhet në rrafshin tërësisht profesional duke e zbritur nga diskursi politik sepse në këtë mënyrë ata mendojnë që mund ta godasin një qeveri e cila njihet për një diskurs popullist dhe për qëndrime popullsitë”, tha ai.

“Mendoj që mund të funksionojë, PDK dhe as partitë opozitare nuk mund ta imitojnë opozitarizmin e VV-së sepse çdo parti ka një karakteristikë dalluese të saj edhe për mënyrën si e bënë opozitën. PDK-ja po kthehet tek një formë e saj që i ka funksionuar në vitin 2007, dhe ta shohim se a do t’i funksionojë kësaj radhe dhe shoqëria kosovare ka evoluar, dhe gjitha këto janë faktorë në të cilat e ndërtojnë kontekstin e të bërit opozitë dhe e të operuarit të Qeverisë së ardhme nën hije”.

E njohësi i çështjeve politike në vend, Shemsi Jashari, thotë se kjo nismë e është mënyra më e mirë për të siguruar një organizim më të mirë partiak.

Ai konsideron se PDK është dëmtuar tejmase për shkak të proceseve që po kalojnë dy ish-liderët e partisë.

“Kur flasim për PDK-në, flasim për një subjekt i cili në dy tre vjetët e fundit është goditur bukur shumë për shkak të proceseve që kanë ndodhur në raport me drejtësinë ndërkombëtare në këtë rast procesi i Hagës ku ka goditur dy ish-liderët e PDK-së, dhe kjo sikur e ka shtuar nevojën që PDK ta rishikojë veten qoftë me lidershipin e ri drejtues të PDK qoftë me rezultatin në zgjedhje nacionale të udhëhequr nga Memli Krasniqi”.

“Rezultati i fundit sikur e ka inkurajuar PDK-në me rezultatin diku të mirë dhe kemi parë tendencën për ta ripërsëritur veten me një kabinet të qeverisjes së mirë ashtu sikurse që pat bërë në vitin 2007 kur erdhi në pushtet Hashim Thaçi. PDK duhet ta rishikojë pozicionin e vet. Ndoshta është një mënyrë e mirë për të siguruar një organizim më të mirë partiak për shkak të defekteve që kemi parë që PDK i ka në teren”, u shpreh Jashari.

Teksa ka folur për këtë lloj opozitarizmin e PDK-së, Jashari thekson se kjo parti rivalizohet edhe me LDK-në, të cilat

“Kabinetin e shoh mundësi për të organizuar veten si subjekt opozitar në mënyrë që kurdo që mbahen zgjedhjet të jenë më të organizuar. Në fakt kemi parë dy parti opozitare të cilat rivalizojnë në opozitarizëm në këtë rast LDK dhe PDK shihen si rival për zgjedhjet e ardhshme se kush do të merr primatin këtu duke përfshirë zhgënjimin në qeverisjen aktuale apo dështimet e mundshme që mund t’i ketë deri në fund të mandatit me një rivalitet ndërmjet dy subjekteve dhe nuk shoh mundësi që ato të bëhen bashkë për ta kundërshtuar qeverinë. Është më shumë një aktivitet partiak për të dominuar brenda opozitës”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme