PDK-ja do t’i udhëheqë këto ministri

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 23:52 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do ta ketë një zëvendëskryeministër dhe 6 ministri në Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

PDK do të drejtojë “kuletën” e Qeverisës, si dhe 5 ministri të tjera, sipas Gazetës Blic.

Ato janë: Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Diasporës, Ministria e Kulturës dhe Ministrinë për Dialog.

Ndërkaq, 2 ministri, atë për Kthim dhe Komunitete dhe atë për Administrimin e Pushtetit Lokal, do ta udhëheq Lista Serbe, derisa një ministri do t’i jepet minoriteteve tjera.

Nismës ndërkaq i takojnë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e Tregtisë dhe të Industrisë, si dhe Ministria e Punës dhe të Mirëqenies Sociale.

Ndërkaq, AAK do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, Infrastrukturës dhe Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kurse AKR-ja do të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme, të Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, të Bujqësisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme