PDK në Prizren premton realizimin e kontrtës me pensionistë

Prizren | 06 Qer 2017 | 18:10 | Nga

Kandidatet për deputetë në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së Dega në Prizren, Nijazi Kryeziu dhe Nezir Çoçaj të shoqëruar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja me anëtarë të Shtabit Zgjedhor të degës vizituan Shoqatën e Pensionistëve.

Pensionistët i shprehen falënderimet për përkrahjen e institucioneve lokale, ndërsa patën ankesa për Ministrinë e Mirëqenies Sociale e cila “për vite të tëra na premtuan”.

Musa Jarganxhiu nga kjo shoqatë ka falënderuar kreun e PDK-së, Kadri Veselin që ka treguar interesim, duke shtuar “se do ta mbështesim PDK-në sepse kemi besim  të plotë  në  premtimet e tyre, që sa herë  kanë premtuar diçka e kanë mbajtur premtimin, e kjo për ne pensionistët do të thotë  shumë”.

Kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës Nijazi Kryexiu ka theksuar se projekti Fillimi i ri do të angazhohet në realizimin e kontratës me pensionistë, sepse për PDK-në pensionistët janë dhe do të mbetën shtresa më e respektuar.

“Andaj duke na besuar neve me votën tuaj na jepni përgjegjësi që të kujdesemi për ju. Në zyrat tuja vijnë të gjitha partitë por me PDK-në keni partneritet e jo vetëm premtime”, tha ai.

Ndërsa kandidati tjetër Nezir Çoçaj ka premtuar se do të jetë zëri i pensionistëve, “sepse vota juaj na fuqizon dhe na jep përgjegjësi, andaj u ftojmë që më 11 qershor të dilni në votime dhe votoni për PDK-në për vete  dhe  për përmirësimin e  shtresave  sociale  dhe të punëtorëve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme