Përçahet Lista Serbe

Prishtinë | 06 Pri 2017 | 08:55 | Nga

Serbët e Kosovës kanë nisur një luftë mes vete për kreun e subjektit kryesor politik që kanë – Listën Serbe (LS).

Në dyluftim janë Aleksander Jablanoviq e Slavko Simiq.

Këtë javë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka zyrtarizuar për kryetar ish-ministrin për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Jablanoviq, të cilin kryeministri Isa Mustafa e kishte shkarkuar nga posti ministror, shkaku i një deklarate fyese ndaj nënave gjakovare të të pagjeturve të luftës. Ish-ministri është themelues i Listës Serbe, subjekt politik që mban lidhje të forta me Serbinë. Kryetar ka qenë deri në fund të 2015-s, kur me kërkesë të Qeverisë së Serbisë është larguar dhe në vend të tij, si ushtrues detyre i kryetarit, ishte caktuar deputeti Simiq, i cili është shef i grupit parlamentar të LS-së. (Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme