Pesë të lënduar në aksident trafiku në Graçanicë

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Graçanicë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 në rrugën Graçanicë-Shushicë ka ndodhë një vet-aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti theksoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Gjatë muajit korrik dhe gusht, numri i aksidenteve ishte shumë i lartë, disa prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe të mos i thyejnë rregullat e komunikacionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme