Policia arreston një të dyshuar lidhur me plagosjen në Veternik

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se shtiu me armë zjarri ndaj Jeton Malokut.

Si pasojë, Maloku mbeti i plagosur dhe u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK, njofton Klan Kosova.

Lidhur me këtë rast, është konfiskuar edhe një armë zjarri me të cilën dyshohet se dorasi e përdori në drejtim të Jeton Malokut, njëherit këshilltar i kreut të Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme