PSD-ja përkrahet nga koalicioni qeverisës për ligjin e Referendumit

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 12:56 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Social Demokrate ka ftuar gjitha subjektet politike në Kuvend që në parim të votojnë projektligjin për referendum dhe bashkërisht grupet parlamentare të paraqesin propozimet e tyre.

Deputeti i PSD-së, Faton Topalli ka paraqitur para deputetëve idenë për referendumin.

“Projektligji që kemi shtruar para jush është në formën që është përpiluar pa ndryshime dhe ndryshimet mund të bëhen vetëm nëse kemi një shumicë parlamentare. Ju ftoj të gjithëve që ta votoni në parim ligjin për referendum dhe ti paraqesim ndryshimet tona për ligjin. Ka shumicë të vendeve që nuk e votojnë referendumin sepse mendojnë që qytetarët nuk janë në nivel të detyrës”, ka thënë Topalli, raporton Ekonomia Online.

Kjo ide ka marrë pajtimin e Partisë Demokratike të Kosovës që të votohet në parim.

Deputeti, Hajdar Beqa, tha se do ta përkrahin ligjin për Referendum.

“Komisioni për legjislacion e ka shqyrtuar por edhe pse kem pas një debat që ligji të jetë më përmbajtjesor ne e kemi përkrahë. Edhe në emër  të PDK-së e kemi shqyrtuar këtë ligj, është për tu vlerësuar ideja e sponzoruesit mirëpo ka probleme teknike dhe duhet të ndryshohet”, ka thënë Beqa.

Frashër Krasniqi,  në emër të PSD-së,  tha se e përkrahin referendumin dhe ftojnë deputetet për votim.

“Ligji për referendum është më i rëndësishëm  se ato ligje që deputetët janë kthyer me votu. Kosova ka pas problem me vendimmarrjen demokratike dhe ky ligj e ndërron këtë praktikë. Ne i ftojmë deputetet që ta votojnë këtë ligj”, tha ai.

Shkumbin Demalijaj,  në emër të grupit parlamentar të AAK-së,  tha se e përkrahin këtë projektligj.

“Përveç probleme teknike qe ka projektligji ne e përkrahim”, tha ai.

E, nga Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se kanë dhënë vërejtjet e tyre por, e përkrahin dhe do ta votojnë.

 

 

Të ngjashme