Qeveria anulon shpronësimet për Qendrën turistike në Brezovicë

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 15:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka shfuqizuar vendimin për shpronësimin e pronave të paluajtshme për interes publik, të cilat preken nga implementimi i projektit për Qendrën turistike në Brezovicë, pasi që ky projekt ka dështuar.

Ishte ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj, ajo që propozoi anulimin e këtij vendimi, raporton Ekonomia Online.

Reshitaj tha se anulimi i këtij vendimi është i domosdoshëm pasi me anulimin e këtij vendimi evitohen problemet me gjykatat të cilave i janë drejtuar pronarët e pronave.

Miratim i këtij vendimi u kërkua edhe nga kryeministri Haradinaj.

Ai tha se nëse ofrohet ndonjë projekt për të investuar në korzorcioumin turistik të Brezovicës atëherë do të jenë të gatshëm që të rifillojnë përsëri në mënyrë që t’i kryejnë obligimet e parapara nga investitorët e mundshëm.

Të ngjashme