Qeveria i ndan 300 mijë euro delegacionit shtetëror për dialogun me Serbinë

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 14:38 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka ndarë 300 mijë euro për delegacionin shtetëror për dialog me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se këto mjete do të ndahen nga rezervat shtetërore.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar Projektligjin për detyrat përgjegjësit dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës se Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Kuvendi i Kosovës ka votuar më 15 dhjetor të 2018 me 59 vota pro dhe dy kundër Ekipit Dialogues për bisedime me Serbinë në Bruksel.

Pjesëtarë të ekipit dialogues me Serbinë jenë gjithsej 11 anëtarë: 7 nga koalicioni, 3 nga opozita dhe 1 nga shoqëria civile.

Këta janë emrat që do të jenë në ekipin dialogues: Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi, një përfaqësues shtesë nga opozita dhe një nga përfaqësues nga boshnjakët, një përfaqësues i shoqërisë civile që  do të votohet nga ekipi dialogues, dy vende të rezervuara për LDK-në dhe VV-në, që tani i mbajnë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani derisa ata këto dy subjekte t’i marrin.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj

Posted by EkonomiaOnline on Monday, December 24, 2018

LEXONI EDHE:

Qeveria miraton Projektligjin për detyrat dhe kompetencat e delegacionit shtetëror

Lexo më shumë:

Të ngjashme