Reagon Ganimete Musliu e PDK-së: Seancat e Kuvendit nuk po nisin kurrë me kohë

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Ganimete Musliu, deputetja e Kuvendi të Kosovës nga radhët e PDK-së, gjatë ditës së sotme ka thënë se seancat plenare asnjëherë nuk kanë filluar me kohë.

Ajo me anë të një video live në rrjetin social Facebook ka thënë se ata janë duke pritur për një orë për të filluar seancën e sotme.

Musliu ka fajësuar kryesinë e Kuvendit të cilët sipas saj janë vonuar dhe do të duhej ata të fillonin këtë seancë.
“Asnjë seancë nuk ka filluar në ora 10:00, kjo është e tepërt. Mblidhemi në kohë pandemie në një sallë me 120 persona dhe presim të fillojë një seancë”,ka thënë Musliu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme