Reagon Rusia: Qëllimi i ngjarjeve në Mitrovicë, frikësimi i serbëve në Kosovë

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 18:38 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka dënuar sot incidentin në Mitrovicë dhe ka vlerësuar se qëllimi i tij ka qenë frikësimi i serbëve të Kosovës, transmeton Koha.net.

„E dënojmë ashpër këtë aksion qëllim i të cilit është frikësimi i serbëve kosovarë, dhuna ndaj Marko Gjuriqit, shefit të delegacionit serb në bisedime me Prishtinën”, thuhet në kumtesën e MPJ-së që e publikon portali rus sputnjik.

Rusia e konsideron të papranueshëm lëshimin e qartë të pranisë ndërkombëtare – forcave për Kosovën dhe misionin e BE-së të cilat vetëm nga anash e kanë shikuar ngjarjen dhe nuk e kanë përmbushur mandatin e vet, ka theksuar Ministria.

„Imponohet përfundimi se Prishtina, BE dhe SHBA-ja nuk e kanë ndër mend t’i respektojnë të drejtat dhe interesat e serbëve dhe dëshirojnë ta ngufatin dëshirën e tyre për të mbrojtur interesat veta legjitime”, ka kumtuar Ministria.

Ajo ka theksuar se “kjo është në vijë e rrezikshme me plot recidive të konflikteve të armatosura në Kosovë dhe të destabilizimit të rajonit të Ballkanit në tërësi”.

Përpjekja që të vihet kontroll i Prishtinës në rajonet që banohen nga serbët e shpërthen situatën dhe përkeqëson përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhje paqësore poskonflitkuoze, thotë kumtesa.

Ministria ruse ka ftuar të gjithë ata që kanë ndikim tek elita kosovare që te të mbrojturit e tyre menjëherë të bëjnë ndikimin e kufizuar dhe të kontribuojnë jo përshkallëzimit dhe jo tensionimit të situatës në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme