A i rrezikohet viza e ShBA-së Haradinajt për shkak të Speciales?

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 11:02 | Nga

Ramush Haradinaj ka treguar se ka aplikuar për vizë amerikane. Ka thënë se ende nuk ka marrë konfirmimin se mund të udhëtojë në SHBA. Nuk dihet nëse përpjekjet e Kryeministrit të Kosovës për të shfuqizuar Gjykatën Speciale do të ndikojnë që mos të pajiset me vizë për të udhëtuar në Iaowa.

Ramush Haradinaj ka fol fjalë të mira për Amerikën kur ka dalë lajmi se SHBA nuk po i jep vizë për të udhëtuar në Shtetin Iaowa.

“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës!”, ka shkruar Kryeministri në Facebook.

Kërkesën për vizë e ka bërë në kohën kur Parlamenti, Qeveria, Presidenca janë përfshirë në një përpjeke për të rrëzuar Gjykatën Speciale.

Ende nuk dihet nëse një përpjekje e tillë do t’i kushtojë Kryeministrit me refuzim të vizës amerikane.

Zyrtarët ndërkombëtarë kanë lëshuar kritika të ashpra ndaj udhëheqësve të Shtetit, të cilët ende po vazhdojnë nismën për rrëzimin e Speciales.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, kishte thënë se Thaçi, Veseli e Haradinaj po ia fusin thikë pas shpine Amerikës me përpjekjet për ta zhbërë specialen.

Ambasadori Britanik kishte thënë se Kosova po kthehet në vitin 1999 me përpjekjet për të bërë një veprim të tillë, shkruan Express.

Vitin e kaluar, Haradinaj kishte dështuar të shkonte në Amerikë, për shkak se ishte në paraburgim në Calmar të Zvicrës, pasi ishte ndaluar bazuar në një flet arrest të leshur nga Serbia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme