Sa zëvendësministra kishte Qeveria Mustafa?

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 12:27 | Nga
Në vazhdimin e seancës për planin qeverisës ditën e sotme, kanë vazhduar edhe përplasjet pozitë-opozitë. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, kanë folur për numrin e lartë të zv.ministrave.
Dje kryeministri Ramush Haradinaj kishte thënë se po kritikohet për numrin e lartë të zv.ministrave, po edhe qeveria e Isa Mustafës kishte shumë zëvendësues të ministrave, bile edhe më shumë.

E sot, Avdullah Hoti tha se Qeveria e kaluar kishte pasur 47 zv.ministra, por me këtë nuk u pajtua deputetja Haxhiu, e cila tha që ky numër ishte shumë më i lartë se sa po thotë Hoti.

Qeveria Haradinaj, sipas Hotit, përveç 22 ministrave e rreth 70 zv.minstrave, punëson rreth 500 veta, marrë parasysh ekipin e secilit ministër e vartësit te tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme