Sekretari i AAK-së konfirmon takimin Mustafa-Haradinaj: S’është diskutuar për ndarjen e posteve

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 14:31 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretar i përgjigjëm i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se kreu i partisë së tij Ramush Haradinaj është takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa me ftesën e këtij të fundit, rreth koalicionit të ardhshëm qeverisës, raporton Ekonomia Online.

Tahiri në një konferencë për medie, ka thënë se dy liderët kanë folur për luftimin e pandemisë së Coronavirusit.

“Siç jeni të informuar me ftesë të Isa Mustafës ishte një takim me kryetarin e AAK-së dhe ishte një takim punë ku diskutuam për gjendjen në të cilën gjendemi dhe u dakorduam që sa më shpejt të kemi një Qeveri të re e cila do të ketë besimin e shumicës në Kuvend dhe do të merret me detyrat parësore dhe punën intensive me luftën kundër Coronaviurusit. Në takim nuk kishim diskutime të detajuara rreth koalicionit”.

“Ky ishte një takim pune dhe nuk ishte takim i detajeve që trajton aspektet e një koalicioni të ardhshëm dhe ju e dini se LDK-ja ka pasur një votim dhe kanë votuar pro dhe ne jemi po ashtu në një proces të brendshëm sepse aspektit i koalicionit duhet t’i nënshtrohet një votimi të tillë”.

Tahiri tha se Qeveria e re duhet që të formohet shumë shpejt, duke shtuar se nuk ka ndonjë datë për takimin e radhës së dy liderëve.

“Dhe sa ma shpejt që është e mundshme Kosova të ketë një Qeveri sepse gjendja nuk është e lehtë. Nuk kemi përcaktuar ndonjë datë të ardhshme për takim”.

“Në takim nuk është diskutuar kjo temë dhe është shumë e padrejtë që në këto rrethana të adresohet gishti te AAK-ja sa i përket taksës dhe reciprocitetit dhe Qeveria Kurti ka marr vendim për largimin e taksës pa asnjë kushtëzim duke e bërë një dëm të madh”.

Kur foli për postin e presidentit, tha se kjo çështje nuk do të jetë pjesë e pazareve politike, raporton EO.

“Ajo që dihet është që ne si AAK e bazon ndërtimin e një Qeveri mbi bazën e pikave të sakta të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe aty është shumë e qartë që subjekti i parë që del nga zgjedhjet dhe nuk mund të krijon shumicë atëherë është diskresion i presidentit që të vendos për një shumicë të dytë, dhe ne do ta përcjellim me saktësi respektimin e plotë të Kushtetutës”.

“Tema e presidentit është temë tjetër dhe nuk jemi duke folur për këtë që të jetë pjesë e pazareve dhe kjo është e gabuar dhe kundër parimeve politike, sepse ai pozicioni i nënshtrohet një votimi të 2/3 dhe është jo serioze për të gjitha partitë politike dhe sa më shpejt që ikim nga kjo vijë politike është më mirë”.

Të ngjashme