Selimi: Thaçi e Haradinaj po e bllokojnë funksionalizimin e ushtrisë, Ministria në kaos

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 13:57 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po konsideron se procesi i transformimit të ushtrisë së Kosovës, nuk ka filluar ende të realizohet, raporton Ekonomia Online.

Për këtë kjo parti opozitare ka adresuar kritika ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj se po e bllokojnë funksionalizimin e ushtrisë. 

Deputeti i Rexhep Selimi në një konferencë për media tha se ka mbi një muaj që ka kaluar faza e parë  katër mujore e tranzicionit të ushtrisë dhe ende nuk ka një riorganizim.

Sipas tij, presidenti nuk po dëshiron t’i dekretojë gjeneralët dhe drejtorët e departamenteve. Ndërsa për kryeministrin, deputeti Selimi tha se është vetëmjaftuar me miratimin e ligjeve në fund të vitit të kaluar.

“Me 21 maj është dashur të përfundoj pjesa e parë 4 mujore, ky afat ka përfunduar që 1 muaj e gjysmë, faza e parë e tranzicionit”.

“Gjatë periudhës së parë është dashur të arrihen këto objektiva. Riorganizimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës. Është dashur të bëhet shefi i shtabit të FSK-së, gjeneralët. Këto faza është dashur të përfundohen”.

“Ministria e Mbrojtjes është në kaos, objektivi i tyre është mbushja me militantë partiak. Po ashtu dhe shkarkimi i sekretarit në mënyrë të paligjshme. Aktualisht një pjesë e madhe e stafit gjendet në një fazë konfuzioni”, tha ai.

Të ngjashme