Selimi thotë se mungesa e transparencës në dialog është sinjal i keq për vendin

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 10:17 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se ende pa rifilluar mirë dialogu me Serbinë është vërejtur mungesë e transparencës.

Kjo sipas tij, do t’i sjellë vetëm dëme vendit.

“Gjëja fondamentale ka qenë në këtë proces transparenca, të cilën nuk e kanë respektuar. Duke parë qysh në fillim që nuk është respektuar transparenca atëherë ne jo vetëm që dyshojmë, por tash më jemi të sigurt që pikërisht mungesa e transparencës neve na tregon që diçka e mirë nuk po vjen Kosovës”.

Mes tjerash Selimi ka thënë se është ironi të kërkohet njohje reciproke kur sipas tij, me heqjen e reciprocitet Kosovës i është krijuar disfavor qysh në start.

“Është pak ironike të kërkohet njohje reciproke duke hequr dorë paraprakisht nga reciprociteti me Serbinë, pra duke i krijuar vetës disfavor qysh në start e aq më tepër kur është kërkesë e kundërshtarit, pra ne nuk mund të flasim për njohje reciproke”.

“…pikërisht heqja e masave e reciprocitetit tregon se çfarë po e pret jo vetëm këtë delegacion po çfarë po e pret edhe Kosovën”, tha ai për EO.

Më 27 qershor krerët e shtetit ishin ftuar për takim në Shtëpinë e Bardh në ShBA, por pas publikimit të aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, pjesëmarrja në takim nga Kosova ishte anuluar.

Të ngjashme