Shala: Nisma s’e përkrahë mocionin e mosbesimit të Vetëvendosjes

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Nisma Social Demokrate e Kosovës, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, ka reaguar pasi Vetëvendosje ka njoftuar se ka iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti.

Endrit Shala anëtarë i kryesisë së Nismës dhe deputetë, ka thënë për Ekonomia Online se ata nuk e përkrahin këtë mocion.

Shala i cili ka qenë ministër e ka vlerësuar se është e drejtë e Vetëvendosjes që të nisë procedura të tilla.

“Ata kanë të drejtë të bëjnë një gjë të tillë, por që Nisma nuk e përkrahë mocionin e Vetëvendosjes”, është shprehur Shala, raporton Ekonomia Online.

Ndryshe të mërkurën, Jakup Krasniqi që është Kryetar i Këshillit Kombëtarë të Nismës, ka  shprehur pa kënaqësitë e tij lidhur me mënyrën se si po e drejton kryeministri Hoti dialogun, duke përmendur edhe mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Vetëvendosje të enjten përmes një konference për media ka njoftuar se ka iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti.

Ndërsa, PDK ka bërë të ditur se janë njoftuar nga VV për këtë iniciativë, por që vendimi do të shqyrtohet nga kryesia./eo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme