Shpend Ahmeti kandidati i vetëm për kryetar komune

Prishtinë | 05 Gus 2017 | 18:35 | Nga

Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë njofton anëtarësinë dhe opinionin publik se gjatë afatit për pranimin e kandidaturave për kryetar komune ka pranuar vetëm një Deklaratë Kandidature.

“Ky formular kandidimi me nënshkrimet e nevojshme nga Këshilli i Qendrës së Prishtinës është dorëzuar nga Shpend Ahmeti dhe është miratuar si i rregullt proceduralisht nga Komisioni”, thuhet në njoftimin e Komisionit Zgjedhor Ad Hoc të VV-së në Prishtinë

“Zgjedhjet e brendshme nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë – një anëtar, një votë – do të mbahen nesër, e diel, 6 gusht 2017. Anëtarët do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatin Shpend Ahmeti në vendvotimet e hapura në të gjitha pikat e Qendrës së Prishtinës”.

VV e fton anëtarësinë që të marrin pjesë sa më shumë në këtë proces dhe të shprehin vullnetin e tyre lidhur me këtë çështje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme