Shtyhet sërish raportimi i Avokatit të Popullit

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 11:37 | Nga

Është anuluar edhe sot raportimi i Avokatit të Popullit para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Shkak për shtyrjen e këtij raportimi është seanca e Kuvendit të Kosovës.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe ditën e mërkurë kur raportimi i Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari ishte shtyrë për të njëjtën arsye, seancën e Kuvendit.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ishte i ftuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione për të diskutuar lidhur me Raportin për faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme