Simiq: Nga protesta do të dërgojmë mesazh se jemi më të bashkuar se kurrë

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se populli serb do të dërgojë një mesazh të qartë nga qendra e veriut të Mitrovicës se është më unik se kurrë.

Atmosfera në veri të Mitrovicës është e tensionuar, sipas tij “kryesisht për shkak të njoftimit të Prishtinës se veprimi brutal i djeshëm, në të cilin e demonstruan forcën dhe u përpoqen ta trembin popullin serb në veri të Kosovës nuk ka mbaruar”.

Një ditë pas aksionit policor kundër kontrabandës ku arrestuan 19 zyrtarë policorë serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë është paralajmëruar një protestë e serbëve në mesditë në veri të Mitrovicës, raporton Tanjug.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme