Stoltenberg: NATO-ja nuk vendos për FSK-në

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 14:36 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

NATO-ja nuk vendos për strukturën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), por është Kosova ajo që vendos për të. NATO është e zotuar ta mbështet FSK-në brenda mandatit të tanishëm.

Kështu ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolenberg, gjatë një konference pas takimit më kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, raporton Ekonomia Online.

“ Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë profesionale dhe është shumë etnike, ne do të vazhdojmë ta mbështesim FSK-në brenda mandatit ekzistues. Do të vazhdojmë ta mbështesim zhvillimin. NATO-ja, nuk vendos për strukturën e FSK-së, është Kosova ajo që vendos”, ka thënë Stolenberg.

I pyetur se a mund ta aneksoi Serbia veriun e Mitrovicës, Stolenberg ka thënë se prania e KFOR-it është themeli i paqes dhe stabilitetit në Kosovë “dhe kjo është arsye pse kemi vendos ta mbajmë këtë prani”.

“Mesazhi për të gjithë është që të qetësohemi dhe të mos shfrytëzohet retorika që mund t’i ngrit tensionet”, ka thënë Stolenberg.

Ai thotë se duhet të vazhdojë dialogu me Serbinë dhe të shkohet me procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

“Normalisht procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në zhvillim e sipër. Ky i fundit është kthyer në nivel normaliteti, është jetësorë që marrëveshjet e arritura të vazhdojnë të implementohen. Unë ju përgëzoj, por ende mbetet punë për t’u bërë. Ju duhet të vazhdoni me dialogun sepse ky është prosperitet për Kosovën dhe rajonin”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se stabiliteti i Ballkanit perëndimor është me rëndësi për NATO-n dhe prioritet për Aleancën.

“KFOR-i është operacioni jonë më i gjatë tash me rreth 4 500 trupa këtu në terren. KFOR-i ka ndihmuar në transformimin e Kosovës në një vend më të sigurt. Ne jemi të zotuar drejt ndërtimit të kapaciteteve. Gjithashtu dëshirojmë të rrisim bashkëveprimin me Kosovën në fusha të ndryshme duke përfshirë, mbrojtjen kibernetike, luftën kundër korrupsionit”, ka theksuar Stolenberg.

 

Të ngjashme