Thaçi arrin në Vjenë, pritet nga protokolli

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 15:45 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Aeroportin e Vjenës, ku është pritur nga Protokolli i shtetit austriak.

Gjatë ditës së sotme, ai pritet të takohet me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, me të cilin, sipas njoftimit të Presidencës, do të bisedojë për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në rrafshin politik, ekonomik, arsimor dhe kulturor.

Thaçi, po ashtu do  të kërkojë mbështetje nga kancelari austriak për dinamizimin e perspektivës evropiane të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme