Thaçi: Sa herë që kemi qenë bashkë me ShBA-në e BE-në kemi dal fitimtar

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 12:35 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me një minutë heshtje ka filluar ceremonia shtetërore e parakalimit të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në sheshet e kryeqytetit në 11-vjetorin e Pavarësisë së shteti, raporton Ekonomia Online.

FSK-ja për herë të parë ka parakaluar si Ushtri e Kosovës.

Komandanti suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovë, Hashim Thaçi, tha se partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, ka bërë që Kosova të dalë fitimtare.

“Partneriteti me ShBA dhe BE-në është i bazuar në vlera dhe parime. Sa herë që kemi qenë bashkë me ShBA-në e BE-në kemi dal fitimtar. Edhe nëse vendimit janë dukur të vështira dhe të rënda historia ka treguar se kanë qenë për kohën dhe rrethanat. Për neve mbetet me rëndësi partneriteti me aleatët, sukseset janë të përbashkëta ”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi, ka përmendur edhe marrëveshjen paqësore që duhet të bëhet me Serbinë.

Sipas tij, kjo nuk duhet të arrihet për ta harruar të kaluarën, por të mos përsëriten vuajtjet. Thaçi tha se një marrëveshje paqësore me Serbinë, nuk do të harrojë gjenocidin dhe spastrimin etnik që kanë bërë serbët në Kosovë.

“Paqen ua kemi obligim gjeneratave të reja qe do të vijnë, por e kemi obligim të tregojmë sakrificën tonë, projektin kulmorë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Vendi ynë ka treguar se kur do të marrin vendime strategjike por edhe kur duhet të bëjmë kompromise. Çdo herë kur kemi qenë të bashkuar kemi fituar. Këtë vit duhet të marrin edhe një vendin strategjik për vendin tonë. Duhet të arrijmë marrëveshje paqësore të përhershme me Serbinë. Jo për të harruar të kaluarën por të mos përsëriten vuajtjet. Edhe mund të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë, por nuk do të harrojmë spastrimin etnik, gjenocidin, gratë e dhunuara, por që kurrë nuk morri drejtësinë e merituar, as nga Haga, as nga EULEX në Kosovë”, shtoi komandanti suprem i Ushtrisë.

Presidenti i vendit, ka thënë se Ushtria e Kosovës është krenaria e shtetit tonë, raporton Ekonomia Online.

“Ju ushtarë të FSK-së, jeni krenaria jonë, jeni dëshmia më e mirë e suksesit dhe përparimit tonë. Vetëm 11 vite më parë kemi filluar rrugëtimin tonë. Sot kemi një ushtri profesionale, multietinike dhe për të mbrojtur Kosovës. E gatshme për të dhuruar paqe në botë. E mirëpresim ditën kur ushtarët e Kosovës do të kontribuojnë në paqe për vendet e botës. Ju ushtria e Kosovës, jeni krenaria e shtetit tonë”, tha Thaçi

“Në këtë datë përkujtojmë të gjithë ata që kanë sakrifikuar. Kujtojmë familjen Jashari, presidentin Rugova, çdo kënd për të fituar lirinë dhe shtetin. Ne duke nderuar të kaluarën shikojmë kah e ardhmja e sigurt. Kur kemi qenë të bashkuar edhe të pamundurën e kemi bë të mundur. Kemi dëshmuar se jemi të zot për të punua për të ardhmen e vendit”, shtoi kreu i shtetit.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovë parakalojnë me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Posted by EkonomiaOnline on Sunday, February 17, 2019

Të ngjashme