Thaçi nga SHBA mbështet marrëveshjet mes Kosovës e Shqipërisë

Prishtinë | 26 Nën 2018 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, takimin e sotëm mes dy qeverive shqiptare të mbajtur në Pejë.

Thaçi përmes llogarisë së tij në facebook, thotë se takimet e tilla mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë kanë rol të veçantë në interesat strategjike të të dyja shteteve, ndërsa vendimet e sotme të marrëveshjeve i konsideron hap progresiv drejt arritjes së rrugëtimit euroatlantik.

”Mbledhjet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë janë shumë të rëndësishme për bashkërendimin e prioriteteve dhe interesave strategjike të shteteve tona. Vendimet e sotme të dy qeverive janë një hap tjetër i rëndësishëm drejt arritjes së synimeve tona strategjike për bashkimin e shqiptarëve nën ombrellën e Bashkimit Evropian. Këto dhe vendime tjera do të ndikojnë në largimin e barrierave për qytetarët dhe rritjen ekonomike bazuar në vlerat e Bashkimit Evropian. HTH”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme