Veseli: Jemi duke u marrë me tema të mëdha, kemi humbur kohë

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 15:14 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentari dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli foli pas përfundimit të takimit me partitë politike dhe tregoi se cilat tema priten të diskutohen në tryezat e ardhshme, raporton Ekonomia Online.

“Sot bëmë hapin e parë drejt institucionalizimit të tryezës dhe konsenusi nacional. Jemi marrë vesh si parti politike që përfaqësuesit tanë ta marrin rolin e përgatitjeve të tryezave, pavarësisht në bazë të radhitjes se cila parti e thërret tryezën dhe do të përcaktohen prioritetet”.

“Tryezat e ardhshme, qoftë themelimi i ushtrisë, dialogu, konsenusi nacional për asocacionin dhe reforma zgjedhore, do vazhdojmë më tutje t’i trajtojmë një nga një. Kemi pas pjesëmarrje absolute nga pozita dhe opozita. Na vjen keq për mungesën e disa partive; atë të LVV-së dhe Listës Serbe”.

“E rëndësishme që jemi duke u marrë me tema të mëdha, që në të kaluarën na kanë humbur kohën.

Veseli tha po ashtu se partitë politike janë duke punuar që liberalizimi i vizave të ndodhë këtë vit. Ai përmendi edhe çështjen e ushtrisë, duke thënë se duhet të formohet sa më shpejt në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ShBA-në dhe NATO-n, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme