Veseli në Mitrovicë: S’lejojmë më provokime nga Serbia

Mitrovicë | 05 Qer 2017 | 17:21 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur tubimin e radhës elektoral në Mitrovicë. Në palestrën “Minatori”, Veseli tha se Fillimi i Ri është garancë për një fuqizim të shtetit, për një afirmim të Kosovës në botë.

Ai përmendi para mitrovicasve se Fillimi i Ri është një koncept për zhvillim ekonomik dhe përkujdesje për kategoritë e shumta të shoqërisë. Në këtë frymë, ai ritheksoi premtimin për fokusim në mbështetje të bizneseve për rritje të prodhimit dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Po ashtu, kreu i PDK-së premtoi edhe një herë rritje të pagave për sektorin publik. Veseli tha se qeverisja e ardhshme do t’ia rikthejë namin Trepçës.

Ai theksoi se me Fillimin e Ri s’do të lejohen më provokime nga Serbia drejt Kosovës. “Ka marrë fund Serbia këtu, s’ka më trena. Serbia më kurrë nuk do të kthehet”, tha ai.

I pari i PDK-së ritheksoi se do të ketë kthim të shqiptarëve në veri dhe investime në atë pjesë për të mundësuar një bashkëjetesë në paqe.

Veseli tha se duhet të ketë bashkim e jo ndasi mes njerëzve, sepse vetëm kështu mund të ketë zhvillim në të gjitha sektorët e jetës.

Të ngjashme