Veseli për dorëheqjen e Tahirit: Vendimin e marr unë bashkë me PDK-në

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 11:55 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar: Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli tha se vendimin për pranimin e dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri,  e merr ai bashkë me partinë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka mohuar se ka zhvilluar mbledhje të Kryesisë, por tha se pati vetëm takim me kolegë të partisë, duke shtuar se PDK-ja po reformohet.

“E takova Abelard Tahirin , është nga ministrat që ka bërë punë shumë të guximshme e s’ka asnjë aferë korruptive, vendimmarrja do të jetë e imja, e PDK-së dhe jo e asnjë individi”.

“Nuk kemi mbledhje të Kryesisë, ju kanë keqinformuar, kam pas takime me kolegët nga Kryesia. PDK-ja është në procesin e reformave”.

Tahiri dje ka ofruar dorëheqje, kurse në  medie u raportua se nuk ishte i kënaqur me zhvillimet e fundit në sistemin e Drejtësisë, duke përfshirë këtu edhe ndërhyrjet politike.

Abelard Tahiri deklarohet pas largimit nga posti i ministrit të Drejtësisë

E plotësuar: Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka folur për herë të parë pas raportimeve se ka ofruar dorëheqjen.

Pasi ka dalë nga zyrat e partisë së tij, PDK, Tahiri tha se gjatë ditës do ta bëjë publik vendimin përfundimtar.

Nuk ka dashur të komentojë nëse largimi i tij nga Qeveria ka të bëjë me vizitën e tij bashkë me presidentin në Ujman.

Veseli mbledh kryesinë e PDK-së

Shefi i PDK-së, Kadri Veseli, ka mbledhur kryesinë e partisë, për shkak të tensioneve të fundit brenda partisë të cilat gjatë ditës së djeshme dolën edhe në publik. Mbledhja e kryesuar nga Veseli do të fillojë në orën 12:00.

Sidoqoftë, gjatë vikendit Kadri Veseli, ka paralajmëruar largime nga partia, në kuadër të procesit zgjedhor. Nuk ka përmendur emrat e atyre që pritet të përjashtohen nga Partia e tretë në Kosovë.

Shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, një ditë më herët nuk i ka bërë publike arsyet pse Tahiri ka ofruar dorëheqjen, por ka dhënë sinjale se PDK mund t’i ndërroj tre ministra.

Ai nuk ka parapëlqyer të komentoj zhvillimet brenda kësaj partie, por ka thënë se nëse ka një skenar për rrëzimin e Qeverisë, e mirëpret.

Të ngjashme