Vllahiu premton punësimin e invalidëve të luftës në komunën e Prishtinës

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 11:53 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Vllahiu, ka vizituar Shoqatën e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Vllahiu tha se kanë ardhur në këtë vizitë në mënyrë që të njihen për së afërmi me problemet dhe vështirësitë më të cilat përballet kjo shoqatë.

Vllahiu premtoi punësim të invalidëve të luftës në komunën e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

“Është e padrejtë që ju të trajtoheni në mënyrë të barabartë me qytetarët e Prishtinës është e padrejtë që juve me iu mohu të drejtat elementare. E posaçërisht për shoqatat e dala nga lufta. Do të krijojmë zyrën e veçantë do të bëjmë menjëherë ë që të hiqen tatimet,do të ju mundësojmë një pjese të juaj trajtim shumë të barabartë me qëllimin e punësimit duke respektuar ligjin në komunën e Prishtinës”, tha Vllahiu.

Kryetari i shoqatës së Invalidëve të luftës, Sylë Vitia, tha se shpreson që komunën e Prishtinës do të udhëheq më i mirë. Vitia tha se qeverisja aktuale është vërtetë shqetësuese.

“Asnjë arsye nuk ka pas kryetari i komunës së Prishtinës për këtë injorancë që na e kanë bërë ne kemi tentuar disa herë që të takohemi me kryetarin”, tha ai.

Punësimi trajtimi zgjidhja e çështjes së banimit lirimi nga tatimi në prinë janë disa nga kërkesat që Vitia i drejtoi drejt kandidatit për kryetar të Prishtinës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme