Votimi i Komisionerit, s’votohet propozimi i PDK-së për ta hequr nga rendi i ditës

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 10:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në seancën e Kuvendit të Kosovës partitë opozitare kanë kërkuar heqjen nga rendi i ditës së zgjedhjes së komisionerit për Informim dhe Privatësi, raporton Ekonomia Online.

Me 53 vota kundër nuk ka kaluar propozimi i deputetit të PDK-së Elmi Reçica.

U.d e shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj deklaratës së deputeti të PDK-së pasi që ka kërkuar heqjen nga rendi i ditës së zgjedhjet se komisionerit për Informim dhe Privatësi.

“E kemi pasur një proces që ka shkuar në rrugën e paraparë me procesin e selektimit dhe intervistimit”.

“Ka qenë kërkesa e deputetit Reçica që paneli intervistues të jetë i përbërë me nga një përfaqësues së subjekteve politike. Në cilën rrethanë dhe raste komisioni merr pjesë në plotëni”.

Edhe shefi i GP-së së LDK-së Arben Gashi tha se është e arsyeshme propozimi i deputetit Reçica për heqjen nga rendi i ditës.

“Është prish një traditë e vazhdueshme në kuvendin e Kosovës. Këtu është vendos në mënyrë të padrejtë që i tërë komisioni të marr pjesë”.

Deputeti i AAK-së tha se është e drejtë që të hiqet nga rendi i ditës, raporton EO.

“Ky konkurs nuk do të përfaqëson gjithë qytetarët dhe është e drejtë të hiqet nga rendi i ditës dhe të mbahet konkursi për së dyti”.

Të ngjashme