Vuçiq: Prishtina s’do ta heqë taksën, presim përkeqësim të situatës

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se është e qartë se Prishtina nuk do ta heqë taksënmbi produktet serbe në periudhën e fundit dhe se situata pritet të përkeqësohet.

Sipas tij, Serbia do të luftojë për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe interesat kombëtare.

“Për ne është e rëndësishme që të ruajmë paqen, nuk është një kohë e lehtë përpara, por ne do të përpiqemi për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe interesat tona kombëtare”,  tha ai.

Drejtuesi i shtetit serb tha se nëse taksa mbi mallrat serbe nuk shfuqizohet atëherë nuk do të ketë vazhdim të dialogut me Kosovën.

Ai i ka cilësuar si të rrezikshme deklaratat e kryetarit të Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, për bashkimin e Mitrovicës, si dhe deklaratat e zyrtarëve të Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme