VV: Aktgjykimi ndaj aktivistëve i turpshëm, nuk bazohet në fakte

Prishtinë | 21 Dhj 2017 | 13:49 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aktgjykimi i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje po konsiderohet të jetë absurd dhe jo i bazuar në fakte, kështu të paktën thonë në këtë parti.

Sami Kurteshi, deputetë i  Vetëvendosjes, tha që aktgjykimi ndaj anëtarëve të VV-së është i mbushur me absurditet, raporton Ekonomia Online.

“42 faqet e këtij aktgjykimi janë të mbushur me absurditete, shihet çart mënyra e udhëheqjes dhe veprimet e gjykatësit Kallura që dëshmojnë për një anshmëri e këtij gjykatësi. Ky deri tani ka dëshmuar që vuan nga një mungesë totale e etikes gjyqësorë”.

Ai në një konferencë për media tha se caktimi Beqir Kalludrës për gjykimi të aktivistëve është i qëllimshëm.

Më tej Kurteshi është marrë me një postim në rrjete sociale, ku shihet se si Kalludra ka shpërndarë një thënie të Adolf Hitler.

“Ai caktohet në të gjitha proceset gjyqësorë që kanë të bëjnë me veprimet politike të aktivistëve të VV. Kjo dëshmon që ky është bë një pjesëtar i ‘Klanit pronto’. Kjo urrejtje ndaj VV-së nuk është rastësi”.

Edhe deputetja Albulena Haxhiu, pati akuza pwr gjykatësin Kalludra, ngase sipas saj ai ka përshtatur provat që ishin në favor të aktivistëve dhe i ka kthyer në dëm të tyre.

Ajo shtoi se aktgjykimi nuk bazohet në fakte dhe dëshmi, por në insinuata dhe përshkrime hipotetike.

“Kemi folur me avokatët dhe po dakordohemi për ankesë. Ky proces është politik, sot secili qytetar i Kosovës mund të shpallet terrorist nga insinuata e Beqir Kalludrës dhe këtij trupi gjykues”.

“Ky aktgjykim është i turpshëm dhe nuk vërteton asnjë fakt në bazë të dëshmive të administruara në këtë proces. Asnjë provë nuk i vërteton pretendimet që ndonjëri nga aktivistët që kanë mundur të jenë në këtë rast, ka kundërthënie dhe s’ka dëshmi që aktivistët tanë kanë kryer ndonjë vepër”.

Kurteshi, ka folur për rastin e vdekjes së Astrit Dehari. Sipas tij, familja Dehari nuk ka kërkuar ekspertizë për këtë rast, por ka kërkuar hetim nga një institut profesional zviceran.

“Familja Dehari nuk ka kërkuar ekspertizë dhe superekspertizë, por hetim të pavarur ndërkombëtar nga instituti zviceran me renome botërore”.

Sipas tij, kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar se kjo cështje do të zgjidhet për një kohë të shkurtë, por që nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret.

“Këtë familja ia ka shfaqur Haradinaj dhe ka premtuar se kjo çështje do të marrë rrugë brenda pak kohësh. Por ai nuk ka folur më se çfarë është ndërmarrë”.

Të ngjashme