VV-ja me peticion në sheshin “Nëna Tereza” kërkon mbajtjen e zgjedhjeve

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 10:25 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sheshin “Nënë Tereza” Lëvizja Vetëvendosje ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin “Duam Zgjedhje”, raporton Ekonomia Online.

Qytetarë të shumtë kanë dalë për ta nënshkruar këtë peticion.

Valdrin Ahmeti, nga Lëvizja Vetëvendosje tha se mbledhja e nënshkrimeve ka filluar nëpër të gjitha qytetet e Kosovës.

“Peticioni ka filluar para disa ditëve online. Që nga sot në të gjitha sheshet e Kosovës duke përfshirë edhe komunën e Prishtinës kemi filluar mbledhjen e peticionit fizikisht ku të gjithë qytetarët që nuk kanë mundur ta plotësojnë online mund të vinë ta plotësojnë në tenda”.

Ai ka thënë se mbledhja e nënshkrimeve do të zgjasë një muaj dhe më pas do t’i dorëzohet institucioneve të vendit  dhe atyre ndërkombëtare. Mes tjerash ai ka thënë se asnjë e dhënë e qytetarëve nuk do të keqpërdoret.

“Mbledhja e nënshkrimeve është menduar të zgjasë një muaj dhe pas një muaji do të dalim me numrin e nënshkrimeve. Do t’i dorëzohet institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare”.

“Edhe në të kaluarën gjatë gjithë mbledhjeve të peticionit na kanë thënë se po manipulohen, kemi dorëzuar peticionin me 205 mijë nënshkrime që është në Kuvend e Presidencë, por ende nuk mundet askush ta kontestojë një nënshkrim të vetëm sepse VV-ja është organizatë serioze. Nëse dikush e ka nënshkruar online nuk mundet këtu”.

Ismail Gjigolli tha se si qytetar është i obliguar të dalë dhe të votojë për më të drejtin.

Kurse Hasan Hasani tha se duhet të kërkohet referendum gjithë popullor për këto çështje, raporton EO.

“Arsyeja e vetme pse kam dalë është se po kërkojmë zgjedhje dhe Kushtetuesja e ka gabim sepse vitet e kaluara ka vepruar sipas apetiteve të dikujt”.

“Kushtetueses nuk i besojnë sepse po duam zgjedhje. Mendimi jem është me kërkuar referendum për çështje madhore”.

Më 30 maj, VV-ja nisi online këtë peticion ku deri tash janë mbledhur 46 654 nënshkrime.

VV-ja vlerëson se zgjedhjet janë i vetmi legjitimet për qeverisjen e re.

Të ngjashme