Zyrtari i LDK-së ironizon me LVV-në: T’i anulojmë zgjedhjet pasi u vodhën votat

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka ironizuar me deklaratën e Sami Kurteshit, pasi ky i fundit kishte thënë se ka vjedhje industriale të votave.

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë se në këtë proces zgjedhor janë kryer vepra të rënda penale për të cilat duhet të futen në burg ata që i kanë kryer.

Gecaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se pajtohet me të dhe propozon që ti anulojnë ato.

Postimi i plotë:

Sami Kurteshi paska deklaruar se në këto zgjedhje “ka vjedhje industriale të votave” …

… OK, pajtohem dhe propozojë t’i anulojmë …!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme