Polonia do t’i blejë 32 aeroplanë F-35 për 4.6 miliardë dollarë

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri polak i mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, njoftoi përmes një postimi në Twitter se vendi i tij do të nënshkruajë kontratë për blerjen e 32 aeroplanëve luftarakë nga Shtetet e Bashkuara.

Aeroplanët e tipit “F-35 Lockheed Martin” do t’i kushtojnë qeverisë polake hiç më pak se 4.6 miliardë dollarë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Polonia për një kohë të gjatë ka bërë plane për blerjen e aeroplanëve luftarakë në përpjekje për ta forcuar ushtrinë në kohën kur marrëdhëniet me Rusinë janë acaruar.

Ministri i mbrojtjes njoftoi se ceremonia e nënshkrimit të kontratës do të mbahet të premten në Deblin, në lindje të Polonisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme