Portieri i Argjentinës zbulon si ishte kërcënuar pas gabimit në Kupën e Botës

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Willy Caballero ka zbuluar se ai kishte marrë letra kërcënuese pasi e kishte bërë një gabim gjatë ndeshjes së Argjentinës kundër Kroacisë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Pas pasi kishte nisur pjesa e dytë e ndeshjes së Argjentinës kundër Kroacisë, gjatë fazës së grupeve të Kupës së Botës, Caballero e kishte gabuar një pasim dhe ia kishte falur topin sulmuesin kroat Ante Rebic, transmeton Gazeta Express.

Rebic kishte reaguar menjëherë pasi e kishte vjedhur topin nga skuadra e Argjentinës dhe e kishte kaluar Kroacinë në epërsi në ndeshjen që në fund kroatët e fituan me rezultat 3:0, në rrugëtimin e tyre deri në finale, ku në fund u mposhtën nga Franca.

“Me gabimin që e bëra në ndeshjen kundër Kroacisë… Unë desha ta pasoj topin te Toto Salvio, mirëpo para se ta goditja topin, e godita fushën”, ka sqaruar Caballero për TNT Sports.

“Topi e mori një kthesë të papritur dhe shkoi te Rebici. Të gjithë mendonin se unë kisha dashur ta bëja ndonjë trik, por nuk ishte ashtu. Unë kurrë në jetë s’e kam goditur topin në atë mënyrë”.

“Ditën vijuese pas atij gabimi në Kupën e Botës, të gjithë e kishin numrin tim të telefonit. Unë nuk kalova aspak mirë”.

“Disa mesazhe tejet ekstreme m’u dërguan, përfshirë këtu disa kërcënuese. Ata më bënë shumë të mendoj për familjen time dhe për të ardhmen time”.

Pas gabimin, Cabalerro e humbi vendin si portier i parë në ekipin kombëtar të Argjentinës, pasi që trajneri Jorge Sampaoli ia besoi këtë pozitë Franco Armanit

Të ngjashme