Portugalia në gjysmë-finale, pas penalltive

Prishtinë | 01 Kor 2016 | 00:24 | Nga

Portugalia është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Francë 2016”, pasi në ndeshjen e zhvilluar në Marsejë shënoi fitore pas ekzekutimit të penalltive ndaj Polonisë (3-5).

Koha e rezultat dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1. Polonia ka kaluar e parë në epërsi më golin e Robert Lewandowski, vetëm pas dy minutave lojë.

Më pas ishin portugezët që e morën kontrollin e lojës dhe e barazuan rezultatin në minutën e 33-të, autor i golit ishte Renato Sanches.

Më këtë rezultat përfundoi pjesë e parë dhe e dytë. Më pas skuadrat shkuan në vazhdime ku nuk pati ndërrim të rezultatit, dhe në penallti me e sigurt ishte Portugalia me pesë penallti të shënuara, kurse Polonia shënoi vetëm tre herë.

Portieri Rui Patricio e ndali gjuajtën e mesfushorit Jakub Blaszczykowski.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme