Prattipati në Shtabin e KFOR-it, komandanti e falënderon për “kontributin afatgjatë” të SHBA-së në misionin e NATO-s

Prishtinë | 28 Sht 2026 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati ka shkuan në Shtabin e KFOR-it, ku është takuar me komandantin e këtij misioni të NATO-s, Ozkan Ulutash.

KFOR-i njoftoi se në takim u diskutua për situatën e sigurisë në rajon.

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, mirëpriti znj. Anu Prattipati, e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë. Takimi i dha mundësi Komandantit të diskutonte për situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

KFOR-i thotë, në fund, si zakonisht, se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes; në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Të ngjashme