Prej sot lejohet kalimi i veturave në rrugën “Xhorxh Bush” deri te parkingu nëntokësor

Prishtinë | 21 Mar 2024 | 08:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Që nga e enjtja, është hapur për qarkullim për vetura një korsi e rrugës “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Hapja është bërë vetëm deri tek hyrja kryesore e Parkingut nëntokësor, raporton Ekonomia Online.

Në rrugë është bërë sinjalizimi deri te hyrja kryesore e parkingut.

Ndryshe, ky vendim për hapje do të jetë i përkohshëm, në mënyrë që të lehtësohet hyrja në parkingun nëntokësor.

Mundësia e qarkullimit me automjete në këtë pjesë të sheshit pritet jetë derisa të nisin punimet e sheshit.

Të ngjashme