Presidenca turke paralajmëron takimin Erdogan – Osmani

Prishtinë | 28 Shk 2022 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Sipas njoftimit, të shpallur në web faqen e Presidencës turke, thuhet se takimi Erdogan – Osmani do të mbahet nesër.

Aty theksohet se Osmani po qëndron në Turqi me ftesë të Presidentit Erdogan. “Do të adresohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Turqisë dhe Kosovës si dhe do të shkëmbehen pikëpamje për të çuar përpara bashkëpunimin bilateral” thuhet në njoftim.

“ Gjatë vizitës së parë zyrtare të Presidentes së Kosovës Osmani -Sadriu në Turqi, do të diskutohen zhvillimet aktuale bilaterale dhe ato në Ballkan” thekson njoftimi.

Presidentja Osmani po qëndron në Turqi nga e shtuna. Po këtë ditë, bëri publike një fotografi në komapninë turke që prodhon dronë.

Të ngjashme