Presidenti i Federatës së Zvicrës: Lichtsteiner veproi drejt, ai u solidarizua Xhakën e Shaqirin

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 14:18 | Nga

Vazhdon të jetë aktive në Zvicër tema për shqiponjën e bërë nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Dy futbollistët tanë falë golave të shënuar gjunjëzuan serbët duke i dhënë tri pikët Zvicrës 2-1.

Xhaka dhe Shaqiri festuan me shqiponjë, ndërsa me ta u solidarizua edhe kapiteni i ekipit kombëtar të Zvicrës, Stephan Lichtsteiner.

FIFA ka hapur procedurë disiplinore për Granitin e Xherdanin, por tani së fundmi edhe për kapitenin Stephan Lichtsteiner që bëri gjithashtu shqiponjën me duar, transmeton Telegrafi.

E për gjestin e kapitenit ka folur edhe numri një i futbollit zviceran, Peter Gillieron.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, ka thënë se kapiteni i tyre ka vepruar drejtë që u solidarizua me futbollistët shqiptarë.

“Lichtsteiner veproi shumë mirë. Ai dha një shenjë të rëndësishme edhe pse në mënyrë spontane”.

“Kapiteni ynë veproi absolutisht drejt që u solidarizua me Xhakën dhe Shaqirin”, deklaroi Gillieron.

Krejt në fund presidenti i SFV ka thënë se beson fuqishëm në trajnerin dhe lojtarët e ekipit kombëtar të Zvicrës.

Zvicrës i duhet vetëm një pikë në ndeshjen e fundit në Grupin E për të kaluar në mesin e 16 Kombëtareve më të mira në Botë.

Të ngjashme