Presidenti i Shqipërisë takohet me Sekretarin e NATO-s

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, është takuar me Sekretarin e Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg.

Me këtë rast Meta u shpreh shumë i kënaqur pas takimit duke thënë se ndihet krenar për burrat dhe gratë në uniformë që i shërbejnë paqës.

“Takim miqësor dhe shkëmbim i frytshëm mendimesh me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.Ne ndihemi krenarë për burrat dhe gratë tona në uniformë, që i shërbejnë paqes dhe lirisë, brenda dhe përtej kufijve të Aleancës “- tha Meta.

Kreu i shtetit shqiptar theksoi se të gjithë duhet të angazhohen për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor një hapërsirë të orientuar drejt Perëndimit.

“Na duhet të bashkojmë të gjitha përpjekjet tona strategjike për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor një hapësirë të orientuar drejt Perëndimit, që jeton në paqe dhe ndan vlerat e përbashkëta të NATO-s për liri dhe demokraci. #WeAreNATO ”- tha Meta.

Postimi i plotë:

“Takim miqësor dhe shkëmbim i frytshëm mendimesh me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ne ndihemi krenarë për burrat dhe gratë tona në uniformë, që i shërbejnë paqes dhe lirisë, brenda dhe përtej kufijve të Aleancës.
Na duhet të bashkojmë të gjitha përpjekjet tona strategjike për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor një hapësirë të orientuar drejt Perëndimit, që jeton në paqe dhe ndan vlerat e përbashkëta të NATO-s për liri dhe demokraci”.

Të ngjashme