Presidenti Thaçi dekreton Ligjin për Trepçën

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 16:35 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ka dekretuar Ligjin për Trepçën, menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli vendimin e saj, të hënën, për gjigantin metalurgjik.

“Sapo nënshkrova Ligjin për Trepçën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por ‘Trepça’ si pasuri nacionale vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne.

Ligji i ri mundëson ristrukturimin e ‘Trepçës’ dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës.

Minatorëve u jemi përgjithmonë mirënjohës, sepse me punën dhe sakrificën e tyre e mbajtën gjallë këtë gjigant të ekonomisë sonë”, ka njoftuar Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme