Prishja e njeriut

Prishtinë | 21 Kor 2023 | 21:34 | Nga Armend Bekaj

Kur shkon ne Kosovë, dikush pa çare ka me ta përkujtu se “ketu gjinja janë prishë”. Nuk besoj se ka njeri qe jeton jashte qe s’e ka degju këtë frazë sapo të mberrije ne Kosove. Jane prishe gjinja. Nuk është si përpara. Njerez t’prishtë!

Me intrigon kjo frazë, në dy rrafshe. Së pari në rrafshin semantik: qysh “prishet” njeriu sikur te ishte angllaser i kerrit (fjalë tjera puro shqipe këto!). Shqipnisht, kjo ka kuptim krejt tjeter, por nejse!

Dhe së dyti, me intrigon kjo “prishje njerezish” si diagnozë folklorike sepse, thënë sinqerisht, është shumë e vërtetë. Prishje raportesh shoqërore gjithandej. Njëfarë tendosje e raporteve ne mes njerëzve vërehet kudo. Edhe aty ku ka gëzim, ku mbretëron buzëqeshja, ndjehet kjo tendosje. Sikur njëfarë bombe e kurdisur që rrezikon të shpërthejë çdo moment.

Arsyeja kryesore, mendoj une, ka te beje me atë qe quhet energjia negative. Zemërimi, inati, mllefi i akumuluar, nervoza, urrejtja, lakmia, epshi per hakmarrje (apo thjesht epshi!), si dhe tendenca e njerëzve që me apo pa vetëdije ta bartin mbi supe gjithë këtë ego te sëmurë, deri sa t’ua ze frymën. Kjo po se është prishje! Dhe, para se ta përmendni “ekonominë”, po ju them se jo, nuk mendoj se financat jane domosdoshmërisht problemi. Njoh shume njerez te varfer por mjaft te lumtur. Dhe anasjelltas. Jo. Eshte kjo njefare parehatie ne lekure te vet, e nxitur nga egoja e shfrenuar, e ushqyer nga injoranca.

Dhe ne fund, keto nuk jane persiatje te nje individi qe po shkruan nga luksi diasporian (“i ka qite senet n’dyzen!”), por te dikujt qe eshte po aq i misheruar me shoqerine kosovare/shqiptare sa ai apo ajo. Deri dje aty kam jetuar. Kam pare e perjetuar ne lekure time kete “prishje njerezish”, por besoj se kam i tejkaluar me sa me pak sens hakmarrjeje, sa me shume mirekuptim e zemergjeresi (duke mos u helmuar ne proces e siper, besoj!). Atribute keto qe, prape, tek ne abuzohen nga individe gjakatare qe pos te ishin ushujza, por kjo teme tjeter. E ne esence po e njejta: prishja e njeriut.

Të ngjashme