Prishtina e Re siguron finalen e playoffit, mposht Dinamon

Prishtinë | 26 Maj 2024 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Prishtinës së Re është kualifikuar në finalen e madhe të playoffit për futje në Superligën e Kosovës.

Ekipi nga Hajvalia mposhti pas penalltive 7-6 ekipin e Bylbyl Sokolit, Dinamo Ferizaj.

Ndeshja e rregullt, plus me lojën shtesë u mbyll me rezultatin e barabartë 3:3, në takimin e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Kujtojmë që tani Prishtina e Re luan finalen e barazhit ndaj Feronikelit 74.

Të ngjashme