Prishtina ka emërtuar 1 400 rrugë, ka 420 emra rezervë

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 09:20 | Nga

Janë vënë mbi 1.400 emra rrugësh në kryeqytet dhe në zonat e tjera të Komunës së Prishtinës, të cilët i ka përzgjedhur Komisioni për emërtimin e rrugëve para afro një viti, ndonëse ka ankesa nga qytetarët për këto emërtime.

Familja Pacolli nga Hajvalia ka kohë që po kërkon që t’i ndërrohet emri i rrugës, i cili i ishte vënë atëherë, shkruan sot “Koha Ditore”. Bëhet fjalë për emrin e babait të politikanit Behgjet Pacolli, Isa Pacolli, i cili i është vënë rrugës në të cilën jetojnë shumë nga familjarët e politikanit Pacolli. Por, emri i rrugës ishte vënë pa e pyetur familjen.

Remzi Pacolli, deputet i AKR-së, njëri nga 11 anëtarët sa ka pasur Komisioni për emërtimin e rrugëve, ka bërë të ditur se Komisioni ka emërtuar mbi 1 400 rrugë në kryeqytet dhe në zonat përreth si dhe ato rurale.

Ndërsa, ka lënë të gatshëm edhe 420 emra në listën rezervë, nga e cila mund të merren emra për rrugët që kërkohet t’u ndërrohet emri.

Ai ka thënë se emrat e rrugëve mund të ndërrohen nëse mbi 50 për qind e banorëve të një rruge i dërgojnë nënshkrimet në Drejtorinë komunale për Planifikim.

Sipas tij, 2.400 emrat e rinj u janë vënë këtyre rrugëve për herë të parë, në bazë të kodeve që i ka vënë Agjencia Kadastrale.

Pas luftës në kryeqytet janë rreth 500 emra rrugësh të tjera, që janë ndërruar dhe janë riemëruar. Po ashtu, janë emërtuar edhe tre bulevarde dhe 14 sheshe të kryeqytetit, që janë ndërtuar në dhjetë vitet e fundit në Prishtinë.

Bajram Curri, zyrtar për adresa në Drejtorinë e Urbanizimit, thotë se në rajonin e Prishtinës më nuk ka rrugë pa emra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme