Drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prishtinës, Jeta Rafuna, ka njoftuar një hap të rëndësishëm që është ndërmarrë prej sot.
Rafuna thotë se, për herë të parë në nivel vendi, kryeqyteti po hap thirrjen për sera të mençura, prej 500 metrash katrorë.
“Serat do të pajisen me sistem automatik smart për hapjen dhe mbylljen, duke krijuar kushte më moderne, më efikase dhe më të kontrolluara për prodhim” thotë Rafuna.
Sipas saj, kjo përfaqëson teknologjinë moderne, prodhimin më të mirë dhe mbështetjen më konkrete për fermerin.
“Prishtina po e sjell bujqësinë e së ardhmes!” shkroi ajo.